“The Voice Kids” u ndal në Vlorë. Audicioni i lajmëruar që më herët solli në Vlorë fëmijë prej shumë qyteteve të jugut.
Të shoqëruar nga prindërit e tyre, ata nisën aventurën në “The Voice”, duke provuar veten me zërin dhe performancën e tyre për këtë fazë të parë përzgjedhjeje.
“Është një mundësi e mirë për t’u shfaqur në botën e muzikës. Është një mundësi mjaft e mirë”, thotë njëra prej konkurrenteve.
Përves stilit dhe zërit këtu në Vlorë produksioni gjeti edhe element interesantë tek këta fëmijë, të cilët janë optimistë për rrugën e tyre të mizikës.
“Jemi sërish në Vlorë. Pritshmëritë janë të shumta. Vijmë në një vend me traditë të madhe në kulturë dhe kështu që kjo të përkthehet në zëra të mrekullueshëm”, shprehet Kamela Islamaj, vocal coach.
“Vlora është qyteti i katërt i rrugëtimit tonë nëpër Shqipëri. Shoh që ka goxha fëmijë që kanë ardhur”, thotë Alban Male, drejtor artistik.
Me apo pa emocione ky audicion përcolli momente të bukura në qytetin bregdetar.
Pas Vlorës, “The Voic Kids” do të udhëtojë drejt veriut të Shqipërisë me audicionin e Kukësit, të martën më 19 qershor, tek pallati I kulturës. Për të vijuar të mërkuren me audicionin e Prishtinës tek Pallati I Rinisë dhe Sporteve dhe më pas të shtunën në Durrës tek Qendra Kulturore e Fëmijëve.
Duke mirëpritur të gjithë artistët e vegjël që duan të bëhen pjesë e aventurës sonë televizive.
Top Channel