Pas largimit të beftë të Zinedine Zidane, mes emrave më të përfolur për të zënë vendin e francezit në stolin e lënë bosht tek Reali i Madridit ishte edhe ai i Antonio Contes.

Trajneri italian mbylli një sezon të dobët me Chelsea-n në Angli dhe largimi ishte i pashmangshëm.

Por, Florentino Perez befasoi të gjithë me marrjen e Julen Lopeteguit, duke shkaktuar zinxhirin e tërbimit të Federatës Spanjolle të Futbllit që e shkarkoi teknikun një ditë para se të niste Botërori.

Lopetegui u prezantua nga Reali një ditë pasi u shkarkua nga Spanja dhe tashmë që dihet se kush është ulur në stolin më të lakmuar në botë për trajnerët, por edhe më të rrezikshmin njëkohësisht, detaje të reja dalin nga prapaskenat e bisedimeve të Florentino Perez.

Spanjollja “AS” shkruan se kandidaturën Antonio Conten “e dogji” Sergio Ramos. Kapitenit të Realit i ishte kërkuar marrja e mendimeve nga kolonia e lojtarëve spanjollë që Conte ka komanduar tek Chelsea.

Emrat e pyetur kanë qenë Fabregas, Morata, Pedro, Azpilicueta e deri tek Marcos Alonso.

“El Pais” nga ana tjetër nuk thotë se cili prej lojtarëve ka “tradhtuar” italianin, por deklaron se vlerësimi dhe vendimi përfundimtar është bazuar në një mendim të përgjithshëm të lojtarëve spanjollë të Chelseat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA