Beyonce dhe Jay-Z kanë publikuar një album të përbashkët. Në një lëvizje surprizë, çifti prezantoi albumin “Everything is love” në Tidal, shërbimin e transmetimit online nën pronësinë e Jay Z.

Albumi ishte paralajmëruar në skenë në turin e tyre “On the Run II”, në stadiumin e Londrës të shtunën, ku në ekranet gjigande u projektua mesazhi, “Albumi del tani”.

Albumi me nëntë këngë konfirmon zërat se çifti ishte angazhuar në një projekt të përbashkët. Në nëntor 2017, Jay-Z tha për Neë York Times se ai dhe Beyonce kishin nisur të punonin për diçka të përbashkët, ndërsa vijonin paralelisht punën edhe për albumet respektive 4:44 dhe Lemonade.

“Ne po e përdorim artin tonë thuajse si një terapi çifti”, tha ai. “Dhe kemi filluar edhe të bëjmë muzikë së bashku”.

Albumi 4:44 i Jay-Z u konsiderua gjerësisht si përgjigja e tij ndaj Lemonade, në të cilin Beyonce dukej se i referohej tradhtisë së tij bashkëshortore. “Everything is Love”, ndërkohë, e sjell çiftin në një gjendje lumturie romantike, por edhe konfirmon se ata shkuan shumë pranë ndarjes.

Beyonce dhe Jay-Z janë martuar më 4 prill 2008. ata kanë tre fëmijë: Blue Ivy, gjashtë vjeç dhe binjakët Sir dhe Rumi, një vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA