Dita e sotme e Botërorit të Rusisë është e ngarkuar. Përveç Francë-Australi, sot janë programuar të luhen edhe 3 ndeshje të tjera. Argjentina do të luajë ndaj Islandës në ndeshjen e parë të Grupit D dhe e gjithë vëmendja do të jetë te Lionel Messi për përveçse duhet të drejtojë skuadrën drejt fitores, duhet t’i kundërpërgjigjet edhe rivalit të tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldos që shënoi 3 gola ndaj Spanjës.

Argjentina është në pjesëmarrjen e saj të 12 radhazi në Botëror.

Në 3 edicionet e fundit ajo i ka fituar grupet e saj, dhe në 6 edicionet e fundit ka marrë maksimumin në ndeshjet hapëse.

Për Islandën është pjesëmarrja e parë në fazën finale të një botërori dhe e dyta në një ngjarje të madhe futbollistike pas Euro 2016.

Duke u kthyer te Messi mbi të cilin do të jenë të gjithë prozhektorët, argjentinasi ka shënuar 4 gola e ka dhënë 1 assist në 7 ndeshjet e fundit në botërorë, ndërkohë që te Islanda, Sigurdsson ishte shënuesi më i mirë në kualifikuese me 4 gola.

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka vendosur që të aktivizojë në fushën e lojës Biglian në mesfushë, ndërkohë që në sulm i besoi Messit, Agueros e Di Marias duke lënë në stol si Dybalën ashtu edhe Higuain.

 

Top Channel