Sot në orën 18:00 do të luhet ndeshja e Grupit C mes Perusë dhe Danimarkës, një sfidë kjo që luhet për herë për herë të parë në historinë e këtyre skuadrave.

Peruja kthehet në Botëror pas 36 vitesh, prania e fundit e saj në një eveniment të tillë ishte në 1982 në Spanjë.

Rezultati më i mirë i Perusë është arritja e çerekfinaleve në botërorin 1970. Fitorja e Fundit e Perusë është regjistruar 40 vjet më parë, në Botërorin e Argjentinës në 1978 ndaj Iranit 4-1.

Për Danimarkën kjo është pjesëmarrja e 5 në fazën finale të një Botërori.  Në 4 edicionet e mëparshme, skuadra nordike ka mundur që në 3 raste të kualifikohet në fazën me kualifikim direkt.

Top Channel