Pasi konfirmoi trajnerin edhe në Serinë A, Drejtori Sportiv i Parmës, Daniele Faggiano ka nisur nga puna për të kompletuar nëj organikë të aftë ëpr të siguruar mbijetesën mes më të mirëve.

Ndaj për këtë arsye Faggiano po studion alternativa me kosto të ulët, por që të jenë të denjë për të garuar në Serinë A. Ditën e djeshme Drejtori Sportiv i Parmës ka pasur një takim me Ausilion në zyrat e Interit, ku në qendër të bisedimeve kanë qenë 4 emra, Biabiany, Santon, Dimarco dhe Zaniolo.

Parma ka shprehur gatishmërinë t’i afrojë të 4 futbollistët dhe të ndihmojë disi edhe Interin për të rikuperuar në kuadër të Fair Play-t Financiar, ndërsa veçanërisht për Biabiany dhe Santon interesi ka qenë më i theksuar.

Kjo pasi anësori francez ka kaluar pikërisht te Parma vitet më të bukura të karrierës së tij, ndërsa Santon është një mbrojtës me eksperiencë në Serinë A dhe do të jepte një kontribut të rëndësishëm.

Në përfundim të takimit Faggiano u shpreh optimist për transferimin e të paktën dy prej lojtarëve, duke pranuar vështirësitë për të marrë Zaniolon.

“Zaniolo është një mesfushor me shumë autoritet, që e kërkojnë shumë skuadra, ndaj do të jetë e vështirë ta shohim te Parma, por mund të them se biseda me Interin ishte mjaft e frytshme. në ditët në vijim do të kemi të reja”, deklaroi Faggiano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA