Një Melo edhe për Kukësin, mbrojtësi brazilian i bashkohet verilindorëve

16/06/2018 01:52

Pas konfirmimit zyrtar për pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions Leagues, Kukësi vijon punën për të krijuar një organikë sa më të fortë në dispozicion të trajnerit Pacult dhe për të bërë një përfaqësim sa më dinjitoz në Europë.

Kështu paraditen e sotme verilindorët kanë zgjidhur edhe problemin e krahut të djathtë të mbrojtjes, pozicion që kishte mbetur vakant pas largimit të Bujar Idrizit dhe kroatit Filip Zderiç. Në Tiranë ka mbërritur mbrojtësi brazilian William Cordeiro Melo, që 24-vjeçar me një CV shumë të pasur dhe me synime të mëdha për karrierën e tij.

Karriera e William ka nisur tek Avai në vitin 2011, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Figuerenses në ligën kryesore të Brazilit. Ai është një mbrojtës është mjaft i shpejtë dhe ndihmon shumë sulmin. Në muajt e fundit ka qenë pjesë e Oestes në Serinë B, ndërsa interesant është fakti se vlera e tij në treg është rreth 600 mijë euro.

Paraprakisht mësohet se Melo ka pranuar të firmosë me Kukësin për një shumë prej 5 mijë dollarësh në muaj, ndërsa verilindorët kanë bërë të vetin një mbrojtës me perspektivë, pa shpenzuar asnjë cent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA