Lajmet kryesore të ditës, 16/06/2018 – Ora 13:00

16/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

FLUKSI I KOSOVARËVE NË MORINË
Rreth 2500 shtetas kosovarë kanë hyrë në Shqipëri për të festuar dhe për vizita për Fitër Bajramin. Sipas të dhënave nga Morina, pritja për të kaluar doganën sipas qytetarëve shkon në 10-20 minuta

INTEGRIMI, SVOBODA MBËSHTET VENDET E BALLKANIT
Në një koment për Ballkanin Perëndimor, dy eurodeputetët Hannes Svoboda dhe Maria Eleni Koppa shprehin fuqimisht mbështetjen e tyre për integrimin, duke thënë se hapi i rëndësishëm dhe i guximshëm duhet të hidhet nga vetë Unioni i pari

ISH-NDIHMËSI I TRUMP NË BURG
Pol Manafort, ish menaxheri i fushatës së Donald Trump, përfundoi pas hekurave pasi një gjykatë në Uashington anuloi lirinë e tij me kusht. Prokurori special e akuzoi Manafortin se ishte përpjekur të manipulonte dëshmitarët para gjyqit

NË FLAKË SHKOLLA E ARTIT NË GLLASGOU
Shkolla e Artit në Glasgou e njohur botërisht është përfshirë nga një tjetër zjarr i madh, katër vite pasi një pjesë e ndërtesës u shkatërrua nga flakët.

CRISTIANO RONALDO, GOLA NË 4 BOTËRORË
Cristiano Ronaldo vazhdon të shtojë rekordet e tij, duke numëruar 51 trigolësha në karrierën e tij, ndërsa hyn në grupin e legjendave që kanë shënuar në 4 botërorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA