Kevin De Bruyne ka shkaktuar një ndërhyrje tepër të ashpër ndaj Adnan Januzajt në stërvitjen e Belgjikës në prag të debutimit në Botëror të skuadrës së “Djajve”.

Ylli i Manchester City e ngriti në ajër të riun me origjinë kosovare, kur ky i fundit kishte në zotërim topin. De Bruyne ndërhyri me këmbën e djathtë të ngritur dhe e hodhi në tokë Januzajn.

Më pas, shkoi sërish në pozicionin e tij pa kontrolluar fare nëse shoku i skuadrës ishte lënduar.

Belgjika do ta luajë ndeshjen e parë të Botërorit kundër Panamasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA