Atmosfera festive e Botërorit ka nisur edhe në Iran. Në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera të vendit u vendosën tabela me lojtarët e kombëtares dhe tifozëve për të shprehur krenarinë e një populli të tërë për pjesëmarrjen për herë të pestë në një kompeticion të tillë.

E mes këtyre tabelave, në rrjetet sociale qarkullonte një gjigante e vendosur në Teheran. Në të tregoheshin tifozë burra të etniciteteve të ndryshme duke festuar rreth një trofeu.

Kaq ka mjaftuar që ndaj tabelës të vërshonin kritikat, që nisën në rrjetet sociale nga vetë iranianët dhe përfunduan edhe në faqet e mediave ndërkombëtare dhe organizatave për të drejtat e njeriut e lëvizjeve për mbrojtjen e grave.

Kritika ishte një dhe e fortë dhe lexonte imazhin e paraqitur në tabelë si pasqyrim i realitetit në të cilin jetojnë çdo ditë gratë iraniane; të diskriminuara, pa liri dhe inferiore ndaj burrave.

Tabela që shkaktoi debate

Por, kritika nuk ra në vesh të shurdhër dhe menjëherë tabela e parë u zëvendësua me një të re dhe imazh të përditësuar. Në të tregohen lojtarët e kombëtares iraniane të futbollit të rreshtuar dhe me dorën në zemër, që mbështeten nga njerëz të thjeshtë. Ky është një prej ndryshimeve, por ndryshimi i madh është ai se në vargun e mbështetësve janë vënë edhe imazhe femrash.

Mbi foton gjigante shkruhet në persisht: “Së bashku jemi kampionë! Një komb! Një zemër!”

Tabela e parë u qortua edhe nga gazeta më e madhe vendase, “Qanun”.

“Pa gratë ne jemi të humbur!”, hapte ajo artikullin qortues ndaj ideatorëve të tabelës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA