El Mundo Deportivo është e bindur se portieri brazilian i Romës, Alisson Becker do të veshë fanellën e Realit sezonin e ardhshëm.

Sipas të përditshmes spanjolle, Florentino Perez ka rritur ofertën nga 60 në 75 milionë euro dhe ka bindur drejtuesit e Romës që të pranojnë transferimin.

Zyrtarizimi i Alisson te kampionët në fuqi të Europës do të bëhet menjëherë sapo të përfundojë aventura e Brazilit në “Rusi 2018”, ndërsa mbetet ende pezull e ardhmja e Keilor Navas.

Alisson Becker ishte protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me Romën, duke ndihmuar verdhekuqtë të garojnë deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Ai shikohet si portier titullar edhe te Brazili i Tites, që do të debutojë në Botëror të dielën, në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA