Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili që nga prilli i vitit të kaluar po vuan dënimin prej 12 vitesh burg për korrupsion, do të komentojë nga burgu Botërorin “Rusi 2018” për një televizion dhe për një radio.

“TVT dhe radioja Brasil Actual do të kenë një komentator të ri ekskluziv. Ish-Presidenti Lula do të japë përshtypjet e tij mbi Botërorin duke nisur nga dita e hënë, një ditë pas debutimit të Brazilit në Botëror”, thanë përfaqësues të këtyre mediave.

Lula është një tifoz i madh futbolli. Ai njihet si mbështetës i madh i Corinthiasit.

Disa ditë më parë u mësua se Lula da Silva do të kandidojë sërish në zgjedhjet presidenciale të tetorit të këtij viti. Pavarësisht se aktualisht 71-vjeçari ndodhet në burg, Partia e Punëtorëve në Brazil konfirmoi se do të jetë pikërisht Lula da Silva kandidati i saj për presidencialet. Vendimi është konfirmuar zyrtarisht gjatë një mbledhjeje të ekzekutivit kombëtar të partisë, në shtetin e Paranas, ku ndodhet dhe burgu ku ish-Presidenti po kryen dënimin.

Kryesia e Partisë së Punëtorëve në Brazil konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e saj se Lula nuk ndodhet në burg se është fajtor, por sepse është një kandidat shumë i fortë dhe rivalët e kanë frikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA