![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/05/MixCollage-24-May-2024-03-29-PM-291-1-800x450.jpg)
24/05 15:52
Ndërsa në Rusi tashmë ka nisur Botërori i Rusisë, në Poloni është vendosur një rekord Guinness.
Në Krakov, një qytet që është në jug të vendit, 1444 persona të të gjitha moshave u mblodhën në shesh dhe nisën njëkohësisht zhonglimi me topin.
Ideja ishte që të gjithë personat në shesh të zhonglonin topin e futbollit njëkohësish sa më gjatë që të mundeshin dhe ata e arritën këtë për 10 sekonda.
Rekordi i mëparshëm u vendos në Itali, ku ishin 1406 persona që zhongluan njëkohësisht për pak kohë.
Top Channel