32 skuadra, vetëm një fituese! Por, si mund ta parashikosh se cila prej kombëtareve do të ngrejë trofeun e madh më 15 korrik në Moskë?

Duke iu referuar statistikave, përplasjeve dhe trendit që është ndjekur në të shkuarën, BBC Sport ka eleminuar 31 skuadra dhe ka dalë në parashikimin se kush do të kurorëzohet kampione e Botës pas thuajse një muaji.

FOTO GALERI
5/8
Skuadër europiane - Kupa e Botës ka udhëtuar gjithmonë mes Europës dhe Amerikës Latine. Para 2006-s, kombëtaret europiane nuk po ecnin fort mirë, por fillimisht suksesi i Italisë në Gjermani, e më pas Spanjës e Gjermanisë së fundmi, i kanë rikthyer ato në favoritet kryesore. Një tjetër e dhënë në favor të skuadrave europiane është fakti se kur Kupa e Botës zhvillohet në kontinentin e tyre, nuk falin. Në total janë 10 kompeticione të organizuara në “Kontinentin e Vjetër” dhe vetëm Brazili në 1958 në Suedi ka arritur që të ngrejë kupën, në 9 rastet e tjera ka qenë një skuadër europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA