Dy anët e Botërorit: Ruse të zbuluara, arabe të mbuluara
14/06/2018 22:42
Një kontrast të madh sollën tifozet e futbollit në ndeshjen e parë të Botërorit “Rusi 2018”.
Në stadiumin “Luzhniki” të Moskës, Rusia mposhti 5-0 Arabinë Saudite, ndërkohë që në shkallët e stadiumit femrat ruse ishin të veshura fare pak, ndërsa ato arabe të mbuluara krejtësisht.
Vetëm në janar të këtij viti femrat arabe u lejuan që të shikonin një ndeshje futbolli në stadium.
Top Channel