Julen Lopetegui, trajneri që u shkarkua me bujë nga drejtimi i Spanjës 24 orë përpara nisjes së Botërorit, u prezantua sot si trajneri i ri i Realit të Madridit.

Në konferencën për shtyp, ai deklaroi se ndarja me lojtarët spanjollë ishte dita më e trishtë e jetës së tij, pas vdekjes së nënës, por sot ishte dita më e bukur.

Mbi shkarkimin e bujshëm, Lopetegui pranoi se priste një tjetër sjellje nga Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF).

“Do të më pëlqente që Rubiales të sillej ndryshe. Në momentin e parë që kishte diçka për të thënë, ia thashë Rubialesit. Ishte i pari që e mori vesh për kontratën me Realin. Marrëveshja duhej mbyllur përpara nisjes së Botërorit. Nuk e di se çfarë ndodhi. Lojtarët e dinin dhe nuk e patën aspak problem”, tha Lopetegui.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA