Sonte në 21:00, Top Show Magazine i fundit për këtë sezon

13/06/2018 20:54

Sonte në mbrëmje në orën 21:00, “Top Show Magazine” do të mbyllë sezonin me të ftuar dhe diskutime për të mos u humbur.

Rikthimi i Lindita Theodhorit në muzikë, promovimi i videoklipit “Lamtumirë”, raporti me skenën, kolegët e saj, famën dhe modernizmin. Çfarë ndodhi pas Festivalit të 11-të, jeta familjare, rinia e përjetshme, dashuria dhe projektet për të mos u shkëputur më prej muzikës.

Na ndajnë vetëm 24 orë nga nisja e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Analizat, komentet, diskutimet, parashikimet, emocionet, personazhe nga showbizi, kultura, politika dhe aktualiteti do të mbajnë gozhduar çdo natë teleshikuesit e Top Channel në formatin më të ri “Top Arena” që nis të enjten, çdo mbrëmje, ora 21.00.

Kastro Zizo ft Tsunami, lançimi i videoklipit “Konga e Çajit”, bashkëpunimi me artistë të rinj, jeta private, marrëdhënia me muzikën komerciale, promovimi i një rap-i ndryshe larg luksit, dhunës dhe femrave.

Rei Bezhani, promovimi i videoklipit “Kurorë”, talenti i trashëguar nga xhaxhai i tij, aktori i mirënjohur Ilir Bezhani, përgatitjet për shfaqjen “One Man Show” & sfida për t`i qëndruar besnik muzikës cilësore.

Ai është një rroker i cili ndërthur muzikën folklorike me rrokun e tij plot energji. Së fundmi, ai ka realizuar klipin e tij më të ri, ‘Hape zemrën’, pjesë e albumit që do të publikohet së shpejti. Sonte, 21:00, Agim Llapashtica (Gima) dhe Ylber Mehmedaliu.

Ai është ndër reperët më të suksesshëm dhe më të kërkuarit. Këtë e dëshmon vetë puna e tij, ku së fundmi ka realizuar mixtape-n e tij të ri, “Energjiko”, nëpërmjet së cilës ai është bërë edhe ‘imazhi’ i brendit të pijeve energjike, ‘Golden Eagle’! I ftuar: Gjiko, reper.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA