Rusia këtë vit do të shkëlqeje si kurrë më pak në aspektin futbollistik. Për një muaj në fushën e lojës do të zbresin yjet e këtij sporti dhe spektakli është i garantuar.

Padyshim në plan të parë do të jetë sfida e përjetshme mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që do të kenë mbi vete sytë e miliarda tifozëve në mbarë botën. Si për argjentinasin ashtu dhe për portugezin ky edicion i Kupës së Botës mund të jetë i fundit në karrierën e tyre dhe si pasojë mund të jetë edhe shansi i fundit për ta për të pasuruar akoma më shumë palmaresin e tyre plot trofe.

Por është dikush që dëshiron të lërë pas sa më shpejt Botërorin e fundit, dhe ai është Neymar, i cili për shkak të një dëmtimi në vertebër nuk ishte nën fushën e lojës ditën që Gjermania shkatërroi Brazilin 7-1 në gjysmëfinale.

Braziliani do të kërkojë të tregojë se është ai pasuesi i Messit e Ronaldos. Edhe Luis Suarez në 2014 kujtohet për kafshimin ndaj Chiellinit, një çmenduri që i kushtoi 9 ndeshje skualifikim me Uruguain dhe 4 muaj pezullim.

Ylli tjetër i këtij Botërori që ka pas vetes një komb të tërë është Mohamed Salah, i cili nuk është në formën më të mirë pas dëmtimit të pësuar në finalen e Ligës së Kampioneve. Egjiptiani ka pak gjasa të fitojë Kupën e Botës, por ai po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij; 44 gola me Liverpoolin e 4 me Kombëtaren, shifra vërtet impresionuese.

Franca dhe Anglia i kanë shpresat e tyre te Antuan Grizman e Harry Kane. Skuadra e Deshamps është e mbushur plot me talente, por ai që do të ketë vëmendjen më të madhe do të jetë pikërisht sulmuesi i Atletiko Madrid. Ndërsa sulmuesi i Tottehamit do të kërkojë që të festojë në mënyrën më të mirë rinovimin me klubin londinez dhe t’i dhurojë një trofe Britanisë së Madhe që nuk fiton një Kupë Bote që nga viti i largët 1966.

Andres Iniesta pas largimit nga Barcelona, e pret një pensioni i artë në Japoni, por më parë 34-vjeçari spanjoll do të kërkojë të fitojë edhe trofeun e fundit të Kupës së Botës me kombëtaren e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA