Rruga Tiranë-Durrës prej së hënës do të bllokohet në disa pjesë të saj për shkak se do të nisë riparimi i pjesëve të dëmtuara rëndë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftuan se duke nisur nga dita e hënë me datë 11 Qershor, do të fillojë riparimi i asfaltit në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe anasjelltas.
Ndërhyrja është pjesë e projektit të mirëmbajtjes të rrugëve të Bankës Botërore me kosto 615 mijë euro. Rikonstruksioni total i rrugës do të behet në një kohë të dytë pasi të sigurohen fondet.
Gjatë ditës së Hënë dhe të Martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës.
Qarkullimi drejt Durrësit do devijohet në rrugët dytësore ndërsa lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës. Ndërkohë drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani.
Top Channel