Për qendërmesfushorin e Barcelonës, i cili në merkaton e dimrit kaloi tek Interi në formën e huazimit, nuk kanë të munguar ofertat.
Janë tre ekipe që e kërkojnë me ngulm që ta bëjnë pjesë të tyre 25-vjeçarin Rafinha, kjo edhe çmimin e ulët që kërkohet në krahasim me talentët e tjerë që luajnë në të njëjtin pozicion.
Interi ka propozuar që ta mbajë edhe një vit tjetër në formën e huazimit, me të drejtë blerje. Por kjo dëshirë e zikaltërve vështirë se mund të realizohet, pasi për brazilianin janë dy ekipe të tjera që janë gati të derdhin në arkën e Barcelonës shumën prej 35 milionë eurosh që spanjollët kërkojnë për 25-vjeçarin.
Në Premier League si Tottenham, ashtu edhe West Ham i kanë ndarë paratë për brazilianin, por mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e Barcelonës, e më pas edhe vetë dëshira e lojtarit.
Top Channel