Probleme financiare dhe përjashtim nga Europa League, Bonucci qetëson tifozët

10/06/2018 22:33

Nga Kanadaja, ku ka shkuar bashkë me familjen e ish-shokun e skuadrës, Chiellini, për të ndjekur garën e Formula 1, kapiteni i Milanit mundohet të qetësojë tifozët kuqezi.

“Nuk ka asnjë lloj problemi, e rëndësishme është që të shuhen zërat që qarkullojnë për të ndërtuar diçka të rëndësishëm”, ka deklaruar Leonardo Bonucci rreth zërave për probleme financire të pronarëve të klubit, si edhe për mundësinë e përjashtimit nga Europa League për këtë sezon.

Në pritje për të mësuar sanksionet që UEFA do të marrë në kurriz të Milanit, Bonucci ka shkuar me pushime duke u munduar që shkëputet nga gjithçka, çka e ka konfirmuar edhe ai vetë për Sky Sport, ndërsa deklaron se nuk do të ndjekë as ndeshjet e para të Botërorit.

“Besoj se këtë vit do të fitojë Argjentina, por ndeshjet e para nuk do mundem t’i shoh. Kur të rikthehem në Itali, do i ndjek. Mëkat që ne nuk jemi në Rusi…”, ka deklaruar Bonucci, i cili mban edhe shiritin e kapitenit tek Italia, e cila këtë Botëror do të bëjë spektatoren.

Por rikthimi në Itali për nuk do të jetë thjesht për të ndjekur ndeshjet e Botërorit, por edhe një rinisje me Milanin, ku do të zhvillojë sezonin e tij të dytë si lojtar, e si kapiten.

“Vitin e ardhshëm do të synojmë rikthimin në Champions League, do e nisim sezonin me objektiva të mëdha”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA