Në Botërorin e Rusisë, Gjermania që vjen si kampione e botës në fuqi do të sfidojë një tabù të dyfishtë. Asnjë kombëtare, nga viti 1962 e deri më sot, nuk ka mundur kurrë të rikonfirmohet kampione e botës. Për më tepër, mbetet për t’u thyer edhe mallkimi i grupit F.

Kush vjen nga ky grup nuk e ka fituar kurrë titullin e kampionit të botës, që kur është krijuar formula me eliminim të drejtpërdrejtë pas fazës së grupeve. Por le të sjellim në kujtesë këtë detaj, i cili në fund do të ngrejë edhe pyetjen: A do të arrijë Gjermania të bëjë më mirë sivjet, në Rusi?

FOTO GALERI
6/7
AFRIKË E JUGUT 2010 - Në Afrikë do të vinte radha e Spanjës të ngrinte trofeun, por mallkimi i grupit F do të prekte në këtë edicion ata që vinin si kampionë në fuqi. Në grupin e të pafatëve do të ishte Italia, që do të zhvillonte Botërorin më të tmerrshëm në historinë e “axurrëve”, duke e mbyllur grupin me Sllovakinë, Paraguajin dhe Zelandën e Re në vendin e fundit, pa asnjë fitore. Ata që do të kalonin ishin Paraguaji dhe Sllovakia, të cilat u ndalën në çerekfinale dhe 1/8-at respektivisht nga Spanja dhe Holanda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA