Të shumtë janë ata që zgjedhin detin gjatë fundjavave të nxehta, kur temperaturat e motit sa vijnë e rriten. Por, për të shmangur trafikun e rënduar drejt Gjirit të Lalzit apo jugut, zgjidhja më praktike është pishina, një alternativë kjo edhe më ekonomike.

Të vegjëlit janë ata që i gëzohen më shumë pishinave.

“Kalojmë më bukur në pishina. Na pëlqen më shumë se plazhi sepse e kemi më afër dhe në plazh shkojnë më shumë të rriturit”, thonë fëmijët.

Jo të gjitha pishinat ofrojnë një roje apo instruktor noti, prezenca e të cilit është e domosdoshme për të shmangur çdo incident të mundshëm. Instruktori Rogert Sina shprehet: “Fundjavat janë të tejmbushura me njerëz dhe bëhemi 2-3 veta “security” në pishinë sepse fluksi është shumë i madh dhe problemet mund të jenë akoma më të mëdha”.

Nivelet e thellësisë në pishinë janë të ndryshme. Duke filluar që nga më të vegjëlit e deri në thellësinë maksimale prej 2.2 metrash, ku instruktori tërheq vëmendjen të bëhet kujdes.

“Këshilla ime është që të kujdesen për veten dhe kur nuk dinë mirë not, të na dëgjojnë, të marrin këshilla nga ne instruktorët dhe nuk do të kenë asnjë problem”, tregon instruktori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA