Atleti shkodran Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe për vendet e vogla, në një kompeticion ku morën pjesë 18 shtete.

Smajlaj kërceu 7.90 metër, në provën më të mirë, ndërsa humbi rekordin 8.20 metër, për një faull milimetrik në kërcim.

Kompeticioni u zhvillua në Azerbajxhan, ndërsa ky është një tjetër triumf për sportistin shkodran, pasi u shpall kampion Europe në Serbi, vitin e kaluar.

A post shared by Top Channel (@topchannel_news) on

Top Channel