Shumë shpejt do të prezantohet video-loja e re e futbollit, “FIFA 19”. EA Sports nuk ka dhënë asnjë detaj për të rejat e saj, por diçka duket se e ka vendosur: në kopertinë do të ketë sërish Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi portugez, në foton e parë promovuese të “FIFA 19” shihet i veshur me fanelën e re të Realit, edhe pse zërat thonë se ai do të largohet nga Madridi.

Leo Messi ka qenë në kopertinën e video-lojës FIFA për 3 vite radhazi, përpara se t’ia kalonte stafetën gjermanit Marco Reus.

FIFA është loja e futbollit më e shitur në botë, ndoshta për faktin se vit pas viti ndryshimet që bën janë shumë të vogla.

Top Channel