Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
BASHA: RAMA DHE XHAFAJ DUHET TË JENË NË PARLAMENT
Opozita bllokoi sërish sot foltoren e Parlamentit, prej nga ku Lulzim Basha përsëriti se Rama po bllokon integrimin e vendit me Tahirin dhe Xhafajn. Ndërkohë, mazhoranca e vetme vijoi me votimin e projektligjeve.
ISMAILAJ DHE PRENÇI KALOJNË VETTING-UN
Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj dhe prokurori i çështjes Tahiri, Dritan Prençi kaluan vetting-un. Që të dy u konfirmuan në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
PASOJAT E VULLKANIT MUND TË SHMANGESHIN
Pasojat e vullkanit në Guatemalë nuk do të ishin aq rënda, nëse qeveria do t’ua kishte vënë veshin paralajmërimeve te Emergjencave Civile. Opozita kërkoi hetim.
ERMAL META PËR TË ATIN: NUK E FAL!
Ermal Meta në “Top Show” tregoi emocionet e pazakonshme që përjetoi në koncertin në Tiranë, por foli edhe për marrëdhënien e vështirë me të atin, të cilin tha se nuk e fal.
KOMBËTARJA HUMBET DY POZICIONE
Kombëtarja humbi dy pozicione në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.
Humbjet me Kosovën dhe Ukrainën kanë ndikuar në zbritjen në klasifikim dhe tani rendtemi në vendin e 58.
Top Channel