Një 40-vjeçare është gjetur në anë të rrugës me dëmtime në trup, dyshohet për shkak aksidentimi nga një automjet që më pas është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja raportohet nga policia e Korçës, mbi atë çfarë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje rreth orës 5:20 në aksin Pogradec-Korçë, në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës”.
Shtetësja e dëmtuar është 40-vjeçarja M.M., banuese në fshatin Alarup, e cila është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa gjendja e saj raportohet e rëndë. Sipas burimeve nga spitali, ajo do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Një grup hetimor është ngritur për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, e sigurisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Top Channel