Lajmet kryesore të ditës, 05/06/2018 – Ora 20:00

05/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SEZONI TURISTIK. RAMA: 15% MË SHUMË SE VJET
Nga Orikumi, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është destinacioni i ofertës më të madhe mesdhetare. Minimalja që presim këtë verë tha Rama është 15 për qind më shumë se vjet.

MBYTET FËMIJA NË LIQENIN E FARKËS
Një 12-vjeçar u mbyt sot në Liqenin e Farkës teksa po luante me dy fëmijë të tjerë pranë Digës. Për nxjerrjen e trupit u desh ndërhyrja e polumbarëve.

DENONCOI DHUNIMIN NË KOMISARIAT, REAGON POLICIA
Një 28-vjeçar denoncoi se u dhunua në Komisariatin e Pogradecit, por reagoi policia duke thënë se i riu ka ofenduar me fjalë efektivin e policisë dhe i ka dëmtuar mjetin. ShÇBA ka filluar verifikimet.

NËSE DËSHTON PAKTI IRANI RIAKTIVIZON IMPIANTET
Irani po bëhet gati që të riaktivizojë impiantin bërthamor nëse marrëveshja me perëndimin dështon.

UEFA DËNON BUFFON ME 3 NDESHJE SKUALIFIKIM
Buffon e ka të hapur vendin në PSG nëse bien dakort palët. UEFA e dënoi me 3 ndeshje skualifikim për kartonin e kuq në përballjen me Real Madrid dhe fjalët e thëna pas ndeshjes ndaj arbitrit Oliver në Champions League.

Top Channel