Liga e Kampioneve, nata e madhështisë së Realit të Madridit dhe kampionëve të PSG-së, ndërkohë vazhdon surpriza Bodo Glimt 11/03 23:06
Loris Karius, pak ditë pas finales zhgënjyese të Champios League kundër Real Madrid është nisur drejt SHBA ku i është nënshtruar një vizite neurologjike.
ESPN shkruan se stafi mjekësor i Liverpool ka menduar se portieri gjerman mund të ketë pësuar një tronditje cerebrale pas përplasjes me Sergio Ramos, më pak se 2 minuta para se të bënte atë super gafë duke i dhuruar një gol Benzemasë.
E bashkë me gafën e dytë të tij, në golin shënuar nga Bale nga një gjuajtje disa metra jashtë zone, një top që për një portier profesionist do ishte një pritje e thjeshtë, ka shtuar dyshimet se ka pasur diçka që nuk shkonte në kokën e Loris Karius pas përplasjes me Sergio Ramos.
Top Channel