Brazili ka dalë kokëlartë nga stadiumi Anfield i Liverpool ku mposhti 2-0 Kroacinë.

Amerikanojugorët kanë dominuar tërësisht fushën e lojës duke përçuar mesazhe të qarta se jo më kot janë një prej pretendentëve kryesorë për të rrëmbyer Kupën e Botës që do të zhvilluar në Rusi.

Neymar ishte një nga më të mirët në fushë, e këtë tregoi më së miri në të 69-tën ku shfrytëzoi mjaft mirë një asist të Coutinhos, e me talentin e tij realizoi një driblim e gjuajtje perfekte brenda zonës duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

E teksa minutat kalonin nuk kanë munguar as rastet për Brazilin, me 15 raste të mira shënimi, ndërsa ballkanasit patën vetëm 4.

Por duhej të vinte fundi i ndeshjes që Brazili të dyfishonte shifrat me anë të Roberto Firmino.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA