24/05 15:52
Pas divorcit të Sarrit nga Napoli, e ardhmja e Elseid Hysaj te Napoli është tepër e paqartë.
“Nuk është situatë e mirë, pasi kam qenë me Sarrin për 6 vite. Napoli nga ana tjetër ka bërë zgjedhjen e duhur duke marrë Ancelottin si trajner”, ka shpjeguar mbrojtësi kuqezi, shkruajnë mediat italiane.
Më tej Hysaj ka hedhur poshtë zërat e merkatos mbi emrin e tij, duke theksuar se “Janë vetëm zëra, nuk di asgjë, vetëm ato që kam lexuar në media”.
Top Channel