Në një sfidë shumë të luftuar, barazimi favorizonte vendasit, pasi e kishin mbyllur kampionatin me një pikë më tepër, duke bërë që ndeshja të mos i drejtohej 11-metërshave.
Cittadella ka marrë një barazim 2-2 kundër Barit, në ndeshjen e parë Play Off të Serisë B, dhe tashmë do të përballet në gjysmëfinale me Frosinonen, në rrugën për t’u rikthyer në Serinë A.
Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, ku Bari kaloi i pari në avantazh me anë të Calaio. Cittadella reagoi dhe arriti të përmbysë avantazhin e barezëve, por këta të fundit rikthyen edhe njëherë baraspeshën, pas një aksioni të nisur nga kapiteni Migjen Basha.
30 minutat shtesë nuk sollën asnjë të re, ndërsa Bari kërkoi dëshpërimisht golin, por pa arritur ta gjejë. Vlen të përmendet se skuadra e Fabio Grossos e mbylli takimin me 9 futbollistë.
Aktualisht po luhet sfida mes Venezias dhe Perugias, ku fituesi do të përballet me Palermon në gjysmëfinale. Në këtë sfidë e favorizuar është Venezia, që është renditur më lart se Perugia në renditjen finale.
Top Channel