24/05 15:52
Roma ka prezantuar futbollistin e saj të ri për sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për mvrojtësin Ivan Marcano, të cilit i kishte përfunduar kontrata me Porton.
30-vjeçari spanjoll ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me verdhekuqtë, me opsion rinovimi edhe një vit tjetër.
“Jam shumë i lumtur. Roma është një klub i madh, me një projekt të mirë”, ishin fjalët e parë të spanjollit si lojtar i ri i Romës.
Në Spanjë, Marcano ka luajtur te Racing Santander, Villareal dhe Getafe, para se të transferohej në Greqi tek Olympiacos, në Rusi te Rubin Kazan e më pas te Porto.
Top Channel