Transferimi i brazilianit Neymar te Paris Saint Germain u kthye thuajse në një shfaqje “Hollywood”-iane, me ngjyrat e klubit të futbollit që u projektuan në kullën “Eiffel”, flamujt në thuajse të gjithë qytetin dhe vet lojtarin brazilian në rolin e një top modeli.

Një ceremoni të ngjashme në Paris po e ëndërrojnë këtë verë edhe me Gianluigi Buffon. Portieri veteran ka pranuar ofertën e klubit francez, si në kohëzgjatje, ashtu dhe në terma financiarë.

Mbrojtësi ekstrem, që përfundoi aventurën me Juventusin, do të marrë 8 milionë euro në sezon, për dy vitet e ardhsme. Gjithçka është vendosur, por Paris SG pret ende lejen e UEFA-s për skualifikimin e mundshëm që do t’i jepet portierit, pas revoltës në Champions.

Buffon akuzoi ashpër arbitrin për gjykim të njëanshëm pas eliminimit nga Reali i Madridit. Në rast të një dënimi shembullor, edhe pse Buffon në të gjithë karrierën ka pasur një sjellje model, akordi mes palëve dështon në mënyrë të bujshme.

Ndërkohë, në Paris po kalojnë kufijtë e logjikës me ofertën për të marrë Cristiano Ronaldon. Një çek prej 45 milionë eurosh në sezon dhe pakënaqësitë e portugezit në Madrid po e bëjnë këtë verë të nxehtë për fituesin e “Topit të Artë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA