Fiton De Laurentis, Chelsea do paguajë 8 mln euro për Sarrin

30/05/2018 12:02

Dhe në fund i fituari është De Laurentis, ndaj të cilit londinezët e Chelsea janë të gatshëm që të paguajnë klauzolën, që e zhvendos trajnerin Sarri në Londër.

Janë të bindura mediat britanike që parashikojnë qe brenda 24 orëve të ardhshme do të ketë një marrëveshje për trajnerin toskan me skuadrën londineze. Këmbimi i pankinës do i kushtojë Chelsea-t sa vlera e një mesfushori. Dhe llogaria duket e lartë: 8 milionë i përfiton De Laurentis, 20 milionë Conte për prishje të njëanshme të kontratës dhe 6 mln euro Sarri.

Edhe pse më orët e fundit është rritur shumë interesi që në Londër të shkojë Laurent Blanc, i propozuar nga David Luiz, fjalët e thëna nga Guardiola kanë ndikuar më shumë të Abramovich, që duket gati te paguajë 8 milionë euro për të patur trajnerin toskan në drejtimin e skuadrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA