Krishtlindjet e para të Jennifer Aniston me partnerin e saj Jim Curtis, shihni fotot që aktorja postoi
Era Rusi është një prej këngëtareve të afirmuara tashmë në tregun muzikore mbarëshqiptar, por edhe ajo rrëfen se ka patur peripeci në karrierën e saj.
Një e tillë i është shfaqur kur vendosi që të merrte pjesë e të këndonte në një dasmë. Ajo e rrëfeu në Top Show Magazine
“Më mori dikush në telefon dhe më ofroi që të këndoja në dasmën e djalit të tij. Që në takimin e parë vura re që ishte pak e çuditshme sepse pyesja dhëndrin, përgjigjej babai. I thashë: më falni zotëri, juve martoheni apo djali? Jo – më tha – e di unë”, tregon ajo.
Por a foli me dhëndrin ndonjëherë?
“Kush ja dëgjoi zërin djalit. Fola me babain”, shton Era duke qeshur.
Më pas, këngëtarja tregon sikletin që kishte për një muaj e gjysmë, deri kur u bë dasma.
“Babai i djalit më merrte çdo ditë në telefon. Kemi dasmë – më thoshte. Kemi – i thosha unë! Ditën e dasmës së tij më ngel makina në autostradë dhe i them që më ka ngelur makina. Mos e vrit mendjen – më tha – presim deri sa të vish ti. Babi i dhëndrit po më gjuante sade fare, edhe në sy të gruas. Ça do të bësh pastaj? – më pyeti. Do të fle gjumë. – i thashë. Që nga kjo kohë, vendosa të marr menaxher se nuk i përballoja të tjera si kjo”, tregon Era duke qeshur.
Top Channel