Ka qenë gjithnjë Messi-mania, por në ndeshjen e fundit kjo u theksua akoma edhe më tej në kampin e latino-amerikanëve. Argjentina ka shkërmoqur Haitin në miqësoren e luajtur në Bombonera me rezultatin 4-0, ku të gjitha kanë firmën e “pleshtit”.

Tre gola dhe asist për Aguero, ky i fundit hyri në lojë në të 59-tën duke zëvendësuar Higuain, kjo ka qenë vetëm një pjesë e asaj çfarë Messi dhuroi ndaj Haitit.

Goli i parë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në të 17-ën. Por në pjesën e dytë Haiti është dorëzuar tërësisht përpara madhështisë së Messit, duke pësuar tre gola të tjerë.

Pleshti gjeti rrjetën sërish në të 58-tën dhe 66-tën, ndërsa 3 minuta më vonë i dhuroi një top Agueros, që shënoi golin e katërt, e të fundit të ndeshjes.

Por një detaj që u vu re ishte mosaktivizimi për asnjë minutë i talentit të ri në moshë të bardhezinjve të Juves, Dybala.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA