Premier League/Të gjithë të çmendur për yllin e Bournemouth, por garën duket se po e fiton Manchester City
Igli Tare ka folur për merkaton në dalje të Lazios, ndërsa ka qetësuar tifozët bardhekaltër në lidhje me zërat për një largim të mundshëm të sulmuesit Ciro Immobile.
Drejtori Sportiv i bardhekaltërve theksoi se sulmuesi do të mbetet pjesë e Lazios, pranoi se për të ardhmen e Milinkoviç-Saviç do të presë ofertat që do të vijnë.
“Mund t’ju siguroj se Immobile ndihet mjaft mirë në Romë dhe do të vijojë të jetë pjesë e Lazios edhe për sezonin e ardhshëm. Është goleadori ynë dhe do të vijojë të shënojë për fanellën e Lazios. Sa i përket Milinkoviç-Saviç, është fakt që te Lazio ai u shndërrua në një nga mesfushorët më të mirë në botë, ndaj do të jetë e vështirë ta mbajmë. Gjithsesi mbetemi në pritje të ofertave, pasi nuk e kemi detyrim të shesim lojtarë”, tha Tare.
Drejtori Sportiv i Lazios foli edhe për sulmuesin brazilian Felipe Anderson, duke treguar se së shpejti do të takohet me agjentët e tij, për të studiuar mundësinë e një qëndrimi te bardhekaltrit.
Top Channel