Ka marrë fund aventura e Milan Badelj tek Fiorentina. Qendërmesfushori, i cili është në fund të kontratës së tij me klubin “Vjollcë”, nga ku ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u larguar. E tashmë për të ka ardhur momenti i të vërtetës.

Ka qenë vetë Drejtori Sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Corvino, i cili ka pranuar dëshirën e kroatit për t’u larguar.

“Prej kohësh i kemi propozuar një kontratë të re, por Milan na ka thënë gjithnjë që nuk është çështje ekonomike, por kërkon të provojë amiente të reja. Bisedeova me të, e më konfirmoi dëshirën e tij për t’u larguar”, deklaroi Corvino.

Në horizont është Milani, skuadra kuqezi e cila i ka hedhur sytë kohë më parë te 29-vjeçari kroat, duke synuar goditjen e dytë sezonale me parametra zero, pas asaj të Strinic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA