Kosova, nën drejtimin e Bernard Challandes, i dha një leksion mjaft të mirë Shqipërisë në miqësoren e Zyrihut, duke e mposhtur jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë.

Pas ndeshjes së fituar 3-0, trajneri zviceran deklaroi: “Gjithmonë ne futemi në fushën e lojës për të fituar dhe të njëjtën gjë bëmë edhe sot. Prisja një ekip që do të luftonte fort dhe do të nxirrte në pah cilësitë teknike, gjë që e pashë edhe në fushën e lojës. Fitorja 3-0 është një rezultat mjaft i mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të shohim përpara, pasi është vetëm fillimi”.

“Kemi luajtur mirë, me shumë pasime dhe kemi fituar të gjithë topat e parë dhe të dytë. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët për paraqitjen e sotme, por edhe ato paraardhëse”, shtoi Challandes.

Kur u pyet nwse Kosova mund tw kualifikohet nw Europian, trajneri i Kosovws u shpreh: “Nuk mendoj ende për kualifikimin në Kampionatin Europian, por të rritemi dhe të luajmë futboll të bukur. Nëse arrijmë të përmirësohemi dhe të shkojmë aty ku duhet, normalisht që do të vijnë edhe rezultatet, por pse jo, edhe kualifikimi”.

Top Channel