Efekti Carlo Ancelotti po ndihet te Napoli.

Marek Hamsik, kapiteni i skuadrës i cili ishte një hap larg lamtumirës, duket se ka ndryshuar mendje.

“Më ka telefonuar dhe do të ishte nder që të luaja për një trajner kaq të madh”, ka deklaruar sllovaku.

Edhe Dries Mertens ka zbuluar se trajneri i ri i ka kërkuar që të qëndrojë. “Ishte shumë bindës”, është shprehur belgu.

Carlo Ancelotti, ish-trajneri i Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munchen ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me të kaltrit për 3 sezonet e ardhshme.

Sipas mediave sportive italiane, ai do të përfitojë 6,5 milionë euro për sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA