Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi 19/12 17:29
Pagani, një kompani italiane për prodhimin e makinave luksoze, edhe pse jo aq e njohur sa Ferrari dhe Lamborghini, mbetet sërish një emër i madh në botën e auto-mobilizimit.
Por ndërsa deri më sot ajo është njohur për prodhimin e limituar të supermakinave të saj, Pagani synon që të rivalizojë emrat e mëdhenj me produktin e saj më të ri.
Drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar se kanë plan që të prodhojnë një makinë super të shpejtë, e gjitha bazuar në energjinë elektrike.
Ende nuk dihen detaje të qarta rreth makinës, por ajo çfarë dihet me siguri është se ajo do të peshojë shumë më pak nga produktet e rivalëve, çka do ta ndihmojë të ecë edhe më shpejt.
Top Channel