Pagani: Sjellim një makinë super të shpejtë elektrike

28/05/2018 11:21

Pagani, një kompani italiane për prodhimin e makinave luksoze, edhe pse jo aq e njohur sa Ferrari dhe Lamborghini, mbetet sërish një emër i madh në botën e auto-mobilizimit.

Por ndërsa deri më sot ajo është njohur për prodhimin e limituar të supermakinave të saj, Pagani synon që të rivalizojë emrat e mëdhenj me produktin e saj më të ri.

Drejtuesit e kompanisë kanë deklaruar se kanë plan që të prodhojnë një makinë super të shpejtë, e gjitha bazuar në energjinë elektrike.

Ende nuk dihen detaje të qarta rreth makinës, por ajo çfarë dihet me siguri është se ajo do të peshojë shumë më pak nga produktet e rivalëve, çka do ta ndihmojë të ecë edhe më shpejt.

FOTO GALERI
1/4
Modeli Huayra

Top Channel