Pak ditë pasi Neymar hyri në histori si transferta më e shtrenjtë në botën e futbollit duke u bërë pjesë e PSG, filluan të qarkullonin edhe zërat e parë për një të ardhme jo të largët të sulmuesit brazilian tek “galaktikët” e Real.
Por teksa edhe pak ditë na ndajnë nga hapja zyrtare e merkatos së verës, ku priten edhe transferime të bujshme, më i përfoluri është rikthimi i Neymar në Spanjë, por këtë herë për të veshur fanellën e bardhë të Real Madrid.
Zëra të cilat u përforcuan akoma edhe më tej, kur më 13 maj agjenti i lojtarit, Pini Zahavi u takua me presidentin e madrilenëve Florentino Perez.
Por vetë braziliani i mohon këto zëra dhe në një deklaratë të fundit ka theksuar se ato janë pa sens.
“Unë te Real Madrid?! Janë budallallëqe, nuk ia vlen të flasësh. Tani po përqendrohem te kombëtarja”, këto kanë qenë fjalët e Neymar pasi ka dalë nga ambientet e Muzeut të Selecao në Rio, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve për një të ardhme si “galaktik”.
Top Channel