Gafat e Loris Karius në finalen e Champions League do të mbeten një makth përgjithmonë te miliona tifozët e Liverpoolit.

Për këtë, e jo vetëm për shkak të disfatës në finale, “The Reds” kanë nisur të mendojnë një minirevolucion në skuadër, që do të nisë pikërisht nga vija fatale.

Trajneri Jurgen Klopp nuk e ka fshehur se pëlqen në veçanti dy portierë në Serie A, Alisson Becker të Romës dhe Donnarummën e Milanit.

Të dyja klubet italiane nuk do të kënaqen pa marrë 70 milionë euro, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ofrojnë në këmbim. Pikë në favor të Liverpoolit janë përplasjet e portierit të Milanit me tifozët dhe superagjentin Mino Raiola, i aftë të krijojë presion për të finalizuar një marrëveshje që i garanton miliona fitime.

Gjithashtu, trajneri Jurgen Klopp ka marrë “dritën jeshile” nga klubi për të krijuar një skuadër edhe më të fortë. Pronari amerikan, John Henry i ka garantuar të paktën 4 superblerje.

Nabil Fekir është një emër që shihet si zëvendësuesi ideal i Coutinhos, që shkoi te Barcelona. Përforcimet e tjera do të jenë Wilfried Zaha i Crystal Palace, Christian Pulisiç i Dortmundit dhe Thomas Lemar i Monacosë.

Edhe pse sulmi i “The Reds”-ave është në një nivel të lartë, blerjet potenciale do të krijojnë sulmin e ëndrrave në “Anfield Road”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA