Ende pa futur mirë këmbët në Stamford Bridge, Maurizio Sarri i ka bërë të qarta idetë e tij, e objektivi që ai vendos skuadrës është trofeu i Champions League, aq shumë i kërkuar edhe nga presidenti Roman Abramovich.
Janë dashur 7 orë bisedime pa ndërprerje mes Abramovich dhe Maurizio Sarrit, që ky i fundit të bindej të merrte drejtimin e bluve anglezë.
E duket se paga nuk ka qenë pengesa e vetme që e bëte Sarrin të ngurronte, pasi një trajner me eksperincë ai e ka fare të qartë se çfarë i nevojitet për të realizuar objektivët e sezonit.
Mbërritja e Sarrit në Stamford Bridge ka hapur edhe disa pista interesante në merkato.
Roman Abramovich, nën direktivat e teknikut të ri mund të jetë gati të ofrojë shifra marramendëse për dy lojtarë kyç, Koulibaly e Higuain.
Mbrojtësi i Napolit ka një kontratë deri në 2021-shin, me një klauzolë prej 70 milionë euro, e fiton më pak se 2 milionë euro në sezon.
Shitja e tij për Napolin do të ishte një bonus i madh financiar, duke qenë se e morën për vetëm 8 milionë euro në 2014-ën.
Ndërkohë që pak më i vështirë është “misioni” Higuain. Beppe Marotta në ditët e fundit deklaroi se nuk ka ndërmend që të dëgjojë oferta për argjentinasin, që është blinduar nga një klauzolë prej 110 milionë euro nga bardhezinjtë.
Por tek Chelsea paratë nuk mungojnë, e një ofertë prej 60-70 milionë euro, mund ta tundojnë shumë bardhezinjtë.
Top Channel