Verën e kaluar u transferua me shumë bujë nga Porto te Milani, por Andre Silva nuk arriti të përmbushë pritshmëritë, duke u klasifikuar në listën e dështimeve të merkatos.
I cilësuar si Cristiano Ronaldo i ri, sulmuesi portugez arriti të shënojë vetëm dy gola në 24 takime me Milanin në Serisë A, duke mos arritur dot të përshtatet.
Këtë fakt e pranoi edhe vetë Silva, që në një intervistë për mediat portugeze, zbuloi shkaqet e dështimit në këtë sezon të parë në Itali.
“Ishte hera e parë që largohesha nga familja, dhe nga deti. Pikërisht këto dy gjëra më mungonin më shumë në aventurën time në Milano. Përshtatja është e vështirë, pasi bëhet fjalë për shokë të rinj, gjuhë tjetër, sjellje të tjera, kulturë tjetër ushqyerjeje, etj”, u shpreh sulmuesi portugez.
Aktualisht menaxheri i tij Jorge Mendes po punon me drejtuesit e klubit të Milanit, për të gjetur një tjetër skuadër për sulmuesin, që ka oferta nga Spanja dhe Anglia.
Top Channel