Vigjilja e finales së Championsit, anulime, kaos dhe vende bosh

25/05/2018 11:59

Reali i Madridit dhe Liverpooli janë vetëm pak orë nga finalja e madhe e Champions League, ndeshja më e rëndësishme e futbollit europian për klube, që do të kurorëzojë “mbretëreshën” kontinentale.

Por, përtej entuziazmit, jo çdo gjë shkon mirë për sfidën epike në “Olimpiyskiy Stadium” të Kievit.

Në kryeqytein ukrainas ndihet atmosfera e finales, por ka kaos në aeroport për shkak të mijëra tifozëve që kanë zbarkuar, ndërsa trafiku ka kaluar gjithashtu në kaos me bllokimin e disa rrugëve. Si të mos mjaftonin këto, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit do të ketë vende bosh në stadium.

Reali i Madridit ka kthyer 1.000 bileta nga UEFA për shkak të transportit aspak komod dhe çmimeve të çmendura të hoteleve, që kanë kapur kulmin këto ditë, duke dekurajuar tifozët. Këto bileta nuk do të mund të rishiten për arsye sigurie.

Për tifozët e Liverpoolit ka gjithashtu probleme. Më shumë se 1.000 prej tyre nuk kanë mundur të udhëtojnë të premten, për shkak të një konflikti mes një kompanie ajrore dhe Aeroportit të Kievit. Ndërhyrja e autoriteteve, në veçanti e kryebashkiakut të Kievit, ish-kampionit të boksit Vitali Klitschko, pritet të zhbllokojë gjithçka vetëm të shtunën e finales.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA