24/05 15:52
Edhe pse ka ende një kontratë të vlefshme me Juventusin, janë të pakta paraqitjet e mira që Stefano Sturaro ka bërë me bluzën bardhezi.
E teksa duket se qendërmesfushori nuk ka të ardhme me kampionët e Italisë, vijnë edhe ofertat nga Spanja.
Ndër të para oferta që vijnë është ajo e Betis që e vlerëson 25-vjeçarin 15 milionë euro, një shumë modeste kjo për shifrat e çmendura që ofrohen për yjet e tjerë të Juves.
Por për bardhezinjtë Sturaro është i sakrifikueshëm, e largimi i tij qoftë edhe për këtë shumë do të ishte një vendim i mirë nga ana ekonomike.
Top Channel