Nga i dëbuari i padëshirueshëm, në kapiten i Kombëtares italiane të Futbollit. Hapi gjigant përfshin një periudhë 4-vjeçar, pasi kaq i kanë mjaftuar Mario Balotellit për t’u rikthyer tek Italia. Por, sulmuesi i Nicës mund të ndeshet me një surprizë në dhomat e zhveshjes: shiritin e kapitenit.

Duke pasur parasysh mungesat e Buffonit dhe De Rossit, që iu dhanë lamtumirën “axurrëve”, lideri i ekipit momentalisht është Leonardo Bonucci. Gjithsesi, gradimi si kapiten në kombëtaren italiane bëhet vetëm bazuar mbi numrin e ndeshjeve të zhvilluara. Pas mbrojtësit të Milanit është pikërisht SuperMario, që zyrtarizohet tashmë zv.kapiten.

Pikërisht në çastin që Bonucci nuk do të mund të zbresë në fushë, nderi dhe detyra për të udhëhequr grupin do të jetë Balotelli, me të cilin Mancini – pikërisht trajneri që e lançoi në futbollin e më të mirëve, duke e marrë me vete edhe te Manchester City, – ka një raport të veçantë.

Ky çast ndoshta do të vijë në njërën prej sfidave më të afërta, ndaj Arabisë Saudite, Holandës apo Francës, kështu që askush nuk duhet të çuditet nëse sheh shiritin e kapitenit në krahun e SuperMarios, me përjashtim të rastit nëse qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Milanit do të arrijë të luajë të gjitha ndeshjet nga 90 minuta.

Me 33 ndeshje të luajtura me Italinë, sulmuesi i Nicës është zyrtarisht zv.kapiten i ekipit të përzgjedhur nga Mancini, po aq sa ka edhe De Sciglio. Duket e çuditshme për faktin që sulmuesi kontrovers qëndroi për 4 vite larg fanellës së “të kaltërve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA